
Bayern Munich dhe Manchester City do të duelojnë mes tyre në çerekfinalen e kthimit në Champions League, teksa kjo sfidë do të startojë në orën 21:00 në “Allianz Arena”. Përballja e parë mes tyre ka përfunduar me fitoren e anglezve 3-0, teksa gjermanët synojnë dhe kërkojnë të bëjnë përmbysjen e madhe në shtëpi para tifozëve të tyre.
Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel do të hedhin në fushë lojtarët më të mirë të tyre që kanë në dispozicion, me bavarezzët që do të luajnë “all-in”, ndërsa nga krhau tjetër “Qytetarët” do të tregohen më të kujdesshëm.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munich: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting
Manchester City: Ederson; Akanji, Dias, Ake; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland