Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përplasja e “titanëve”, formacionet e mundshme të Milan – PSG

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasja e “titanëve”, formacionet e mundshme të

Milan dhe PSG do të përplasin “brirët” mes tyre në “San Siro” duke nisur që nga ora 21:00. Një duel ku përballë janë dy ekipet që kanë detyrim vetëm fitoren në Champions League.

Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël si në fushën e lojës edhe në shkallët e stadiumit. Prej ditësh nëpër media flitet se tifozët e Milan kanë përgatitur diçka interesante për rikthimin e Donnarumës në “San Siro”.

Gardiani është kthyer në të urryerin e ultrasve të kuqezinjve dhe tashmë pritet të shihet se cila do të jetë dhurata për të. Kujtojmë se dueli i parë mes dy skuadrave ka përfunduar në fitoren 3-0 të kampionëve të francës dhe në mbrëmje kuqezinjtë do të tentojnë "hakmarrjen".

Formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Calabria, Thiaë, Tomori, Hernandez; Reijnders, Krunic, Loftus-Cheek; Pulisic, Giroud, Leao.

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Zaire-Emery, Ugarte; Dembele, Ramos, Mbappe, Lee.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga