Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përplasi me makinë kalimtaren, Ilda BEJLERI rrezikon burgun (ÇFARË PARASHIKON LIGJI)

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasi me makinë kalimtaren, Ilda BEJLERI rrezikon burgun

Dje, Ilda Bejleri aksidentoi me makinë një 63-vjeçare, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Moderatorja e njohur sportive është proceduar penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria e Tiranës.

Automjeti i saj është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale, ndërsa janë ngritur dy akuza: "Shkelja e Qarkullimit Rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Kodi penal parashikon masa shtrënguese për kryerjen e veprave të mësipërme me gjobë ose deri 1 vit burgim. Kësisoj, nëse moderatorja e njohur do të shpallet fajtore, rrezikon të dënohet siç e parashikon legjislacioni penal.

Çfarë parashikon neni 273 i Kodit Penal:

"Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t'u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga