Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Përpara gjuhës italiane, duhet të mësojë konceptet e respektit", Paolo MALDINI tregon 'krisjet' te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
"Përpara gjuhës italiane, duhet të mësojë

Milan është duke menduar për vitet e ardhshme dhe në këtë kuadër, drejtuesit duket se do i besojnë Ralf Ragnick pankinën kuqezi. I shumëpërfolur si njeriu 'fuqimplotë' në të ardhmen kuqezi, trajneri gjerman konfirmoi interesimin e Djallit, por kërkon kompetenca të plota.

Në lidhje me këto kërkesa dhe deklarata si njeriu më i përfolur për të marrë Milanin sezonin e ardhshëm, ka folur edhe Paolo Maldini, që mban postin e Drejtorit Sportiv te Milan.

"Fakti që trajneri gjerman pretendon fuqi të plota menaxheriale në sektorin teknik dhe sportiv, pushton fushat ku punojnë profesionistë me kontrata të rregullta. E kam një këshillë për të: përpara se të mësojë gjuhën italiane, duhet të rishikojë konceptet e përgjithshme të respektit.

Ka kolegë që, pavarësisht vështirësive të shumta të momentit, po përpiqen të mbyllin sezonin në mënyrë shumë profesionale, duke zgjedhur të mirën e Milanit përpara krenarisë së tyre", tha ndër të tjera legjenda kuqezi.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga