Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I përjashtuari francez nostalgjik, po nuk harron të urojë fitoren

Shkruar nga NEWSPORT

Franca arriti të kualifikohej dje për në finalen e të dielës, pasi mundi Gjermaninë me rezultatin e pastër 2-0. Ndërkohë, që një nga futbollistët më të mirë, që i ka munguar asaj në këtë Europian është i përjashtuari Karim Benzema. E megjithëkëtë lojtari i Realit të Madridit nuk ka harruar të përgëzojë ish-shokët e tij të skuadrës për fitoren.

Mungesa e grumbullimit të Benzema me Francën u parapri fillimisht nga polemika të shumta por trajneri francez dhe Federata Franceze e Futbollit vendosën në mënyrë unanime përjashtimin e tij. Edhe pse Benzema arriti të bënte një sezon fantastik me Realin, ai nuk u grumbullua me Kombëtaren.

‘’Edhe pse jo i pranishëm fizikisht, me zemër kam qenë aty. Ndeshje e shkëlqyer. Zoti ju bekoftë’’, kështu e ka shoqëruar foton Benzema në postimin e vetë në Instagram.13625360_1765668457011495_1796279083_n

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga