
Në Targu Jiu të Rumanisë do të zhvillohet kampionati Botëror i Boksit, ndërkohë para pak minutash ka përfunduar dhe shorti i këtij kampionati ku janë zbuluar kundërshtarët që do të përballen duke nisur nga nesër.
Në kategorinë 56 kg, Krenar Zeneli do ketë përballë boksierin nga Cekia. Në kategorine 75 kg, Arjon Kajoshi do boksojë përballë boksierit nga Italia. Albert Kapaj në kategorinë +91 kg e kalon turin e parë me short dhe në turin e dytë do ketë përballe fituesin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Francës.
Kujtojmë që, Zeneli, Kajoshi dhe Kapaj do të boksojnë nesër më datë 26 mars.
Poll