Tirana – Teuta 0-0
Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Atinga, Doka, Karabeci, Mawijje, Cobbinah, Hasani, Blazhevski, Sentamu
Teuta: Hidi, Hakaj, Osmani, Bicaj, Gjeorgjevski, Sidibe, Avdyli, Traore, Kruja, Camara, Latif
Takimi mes Tiranës dhe Teutës, i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit në Superligë ka pëfunduar 0-0. Edhe pse rastet kanë qenë të shumta, asnjë nga skuadrat nuk ka mundur të gjejë golin duke ndarë në këtë mënyrë nga një pikë me njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari njofton për tre minuta shtesë në fund të këtij takimi.
82′- Tirana shënon, gjyqtari njofton për pozicion jashtë loje.
75′- Teuta pranë golit, shtylla shpëton Tiranën.
75′- Tirana pranë golit, shpëton Teuta.
72′- Greca futet në fushë, Ze Maria e zëvendëson Grecën.
65′- Latif humb mundësinë e artë, gabon me portë bosh.
62′- Tirana dhe Teuta kërkojnë golin, “gardianët” në të dyja krahët të vëmendshëm.
54′- Goditje dënimi në favor të Tiranës, Karabeci te topi, Hidi i vëmendshëm.
49′- Tirana pretendon për penallti, gjyqtari vazhdon lojën.
46′- Starton pjesa e dytë e takimit Tirana-Teuta në “Selman Stërmasi”.
45′- Gjyqtari njofton për 1 minutë shtesë në këtë pjesë të parë.
43′- Goditje dënimi pë Teutën, transfersë, rrëzohet Bicaj, nuk ka asgjë.
40′- Kamara ka probleme, Vecaj futet në fushë si zëvendësues.
32′- Durrsakët rrezikojnë portën e Tiranës, Abibi shpëton bardheblutë.
28′- Tirana në zonën e Teutës, durrsakët të vëmendshëm.
24′- Karabeci gjuan nga jashtë zonë, topi jashtë kuadratit.
14′- Teuta rrezikon me një kundërsulm, por sulmuesi i durrsakëve gjendet në pozizion jashtë loje
10′- Tirana është më kërkuese për golin, por që deri më tani asnjë rast i rrezikshëm për bardheblutë
3′ -Teuta e dërgon topin në rrjetë, por anësori jep një pozicion jashtë loje
1′- Starton ndeshja, Tirana shkelmon topin e parë në “Selman Stermasi”