Ka përfunduar pak çaste më parë Çmimi i Madh i Malajzisë në Formula 1.
Fituesi i garës është piloti i Red Bull, Daniel Riçardo, i cili pas 56 xhirosh u rendit i pari. Pas tij, një vend në podium zunë edhe Verstapen, po i Red Bull dhe Rosberg i Mercedesit.
Për Riçardon kjo ishte fitorja e parë e gare për këtë sezon në Formula 1.
[caption id="attachment_41152" align="alignleft" width="300"] Mercedesi i Luis Hemilton në flakë[/caption]
I pafat kampioni i botës në fuqi, Luis Hemilton, i cili kryesoi garën deri në xhiron e 44-t, moment kur makina e tij u përfshi nga flakët dhe anglezi u detyruar të tërhiqej nga gara.
[caption id="attachment_41153" align="alignleft" width="300"] Sebastian Fetel pas përplasjes me Verstapen jashtë pistës[/caption]
Sebastian Fetel u tërhoq vetëm pas sekonda pas startit, pas një përplasjeje me Verstapen. Gjermani i Ferrarit u mundua të bënte një parakalim ndaj pilotit të Red Bull, çka i shkaktoi përplasje dhe më pas daljen nga pista.
Renditja e 10 pilotëve të parë pas Çmimit të Madh të Malajzisë:
Renditja e përgjithshme e Formula 1 pas Çmimit të Madh të Malajzisë
[caption id="attachment_41155" align="alignnone" width="313"] Renditja e përgjithshme e Formula 1[/caption]