Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Amir Rrahmani nuk përmbahet pas fitimit të titullit, mbrojtësi rrëmben mikrofonin dhe iu kthehet gazetarëve: Boll me pyetje, na lini të festojmë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Amir Rrahmani nuk përmbahet pas fitimit të titullit,
Momenti kur Rrahmani merr mikrofonin

Napoli është kampioni i Serie A për këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ia doli që të ngrijë lart këtë trofe, teksa mbylli sezonin me 2 pikë më shumë se Interi.

Festa është e gjitha legjitime te napolitanët, të cilët fitojnë kështu titullin e 2-të në 3 vitet e fundit. Euforia e titullit është e jashtëzakonshme, me futbollistët që tashmë siç e kanë bërë traditë, “prishin” edhe konferencën e trajnerit pas sfidës.

Futbollistët ndërprenë deklaratën e Antonio Contes dhe nisën të këndojnë e festojnë, teksa në një moment Amir Rrahmani rrëmben mikrofonin dhe iu kthehet mediave dhe gazetarëve të pranishëm që të mos bëjnë më pyetjet.

Mbrojtësi shprehet se është koha për të festuar dhe duhet t’i lënë të qetë. “Boll me pyetjet, tani është koha të festojmë”, një frazë e cila gjeti padiksutim edhe mbështetjen e futbollistëve të tjerë, të cilët më pas iu bashkuan në kor shqiptarit.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga