
Max Verstappen mund të largohet nga Red Bull, për t’u transferuar te Aston Martin. Kjo për shkak se Aston Martin ka bërë atë, e cila po quhet “oferta e shekullit”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pilotit holandez i është ofruar shuma e majme prej 264 milionë eurove.
Këtë shumë parash, Verstappen do t’i përfitojë me një kontratë 3-vjeçare. Pra në sezonet 2026, 2027 dhe 2028, “ylli” i Red Bull mund të jetë pjesë e Aston Martin. Ndërkohë që për këtë ofertë, duket se “truri” ka qenë fondi i investimeve sovrane në Arabinë Saudite, Fondi i Investime Publike (PIF).
Këta të fundit zotërojnë 20% të Aston Martin Lagonda dhe sigurisht që paratë duan t’i shpenzojnë për të marrë në skuadër një “yll” si Max Verstappen. Paga vjetore e këtij të fundit do të rritet nga 50 milionë euro, në plot 88 milionë.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram