Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Vllaznia nuk iu ndahen shkodranëve, drejtuesit “planifikojnë” rikthimin e sulmuesit 23-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Te Vllaznia nuk iu ndahen shkodranëve, drejtuesit
Ardit Nikaj

Te Vllaznia puna vazhdon me intensitet të lartë. Skuadra është pushim, por drejtuesit vazhdojnë punën për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri.

Në Shkodër duan të shmangin një tjetër vit pa titull dhe në këtë mënyrë stafi ka menduar të bëjë një skuadër të mbushur me shkodranë. Kështu është “projektuar” një tjetër rikthim në “Loro Boriçi”.

Ardit Nikaj është futbollisti i radhës që pëlqehet nga drejtuesit, të cilët synojnë ta riveshin sërish me fanellën e kuqebluve. Sulmuesi i cili në sezonin e fundit luajti me Skënderbeun, kërkojnë ta bëjnë pjesë të tyre për sezonin e ri.

Siç dihet 23-vjeçari ka kontratë me korçarët, por pavarësisht kësaj, në Shkodër mund ta huazojnë. Ndërkohë siç dihet Skënderbeu në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë dhe kjo mund të bëjë që Nikaj të kalojë në Shkodër, pasi synon të jetë protagonist në elitë.

Kujtojmë se këtë sezon me Skënderbeun në Superiore ka luajtur në 25 ndeshje. 23-vjeëçari ia ka dalë të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga