
Kanë përfunduar tre takimet e para të javës së 33-të të Superligës.
Tirana fiton ndaj Korabit 2-0 me golat e Ede dhe Takut. Jubani dhe Mziu për dibranët u ndëshkuan me kartonë të kuq gjatë pjesës së dytë.
Kukësi arriti të mposhtte 1-0 Flamurtarin me golin e shënuar nga Pejiç në minutën e 33-të.
Ndërkohë që Vllaznia barazoi 2-2 në shtëpi kundër Luftëtarit. Elis Bakaj shënoi i pari për shkodranët në minutën e 34-t me penallti, por Bojom në minutën e 44-t dhe Reginaldo në të 50-ën përbysën gjithçka në favor të gjirokastritëve. Por, ishte kapiteni Shtubina që barazoi në minutën e 93-të.
Tirana-Korabi 2-0
Kukësi-Flamurtari 1-0
Vllaznia-Luftëtari 2-2
Poll