
Gjithmonë "Signal Iduna Park" ka qënë një fortesë. Këtë e tregojnë edhe ndeshjet në shtëpi, ku Dortmund kryeson Bundesligën me 30 pikë në 12 ndeshje.
Në vendin e dytë është Bayern që numëron 29 pikë, por në 13 ndeshje. Siç duket, tifozët janë ata që i japin zemër verdhezinjve në çdo ndeshje.
Faktikisht, stadiumi i Dortmund ka pasur një prezencë të madhe tifozësh deri në ndërprerjen e kampionatit.Këtë sezon gara për titull është bërë shumë më interesante se vitet e kaluara.
Jo vetëm Bayern dhe Dortmund, por aty janë edhe Gladbah dhe Leipzig. Gjithsesi, nuk dihet nëse ky vit futbollistik do përfundoi apo jo.
Epidemia po merr përmasa të gjëra dhe rifillimi i Bundesligës mbetet një çështje më vete. Gjithsesi, nji zgjidhje do jepet në këto ditë të vështira.