Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Përballja ndaj Çekisë, trajneri i Kosovës: Nëse nuk do të ishim gati do të qendronim në Prishtinë, Muriqi mungesë e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja ndaj Çekisë, trajneri i Kosovës: Nëse nuk

Kosova do të luajë nesër ndeshje më të rëndësishme në këto eleminatore. Një fitore ndaj Çekissë në transfertë do të bëjë që "Dardanët", të jenë ende në garë për një vend në EURO 2020. Në prag të ndeshjes së nesërme ka folur në konferencë për shtyp trajneri Bernard Challandes.

"Muriqi? Jemi gati e qartë, nëse nuk do të ishim gati do të rrinim në Prishtinë. Muriqi është një problem. Do të gjejmë zgjedhje, nuk kemi një Muriqi tjetër, e as të ngjashëm. Jemi ekip. Në këto situata unë pres një përgjigje nga një lojtarë por nga ekipi".

"Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë a ua vështirësoi gjërat? Nuk mund të them që isha i befasuar nga fitorja e Çekisë ndaj Anglisë. E di që Çekia është shumë e fortë. Anglia e qartë që është më e forta. Për mua nuk ishte befasi.

Tani është më e vështirë për ne. Ne e dinim që nga fillimi që grupi do të jetë shumë i vështirë".

"Zëvendësimi i Muriqit dhe skema e lojës? Është puna ime të vendos, por është edhe puna ime të mos flas për formacionin në konferencë. Sylavhi nuk më ka treguar kush luan në vend të Schick e as unë nuk tregoj. Nuk flas as për sistemin edhe pse i kam menduar të gjitha. Mund të them se në këtë ndeshje, nuk do të jetë sistemi dhe mënyra se si luajmë, ajo që do të vendos".

Deklara e trajnerit të Çekisë? "Nuk është puna ime që t'i komentoj deklaratat e çekëve. Ne e dimë saktë kush jemi dhe e dimë kush është Çekia. E kemi ditur që në tërheqje të shortit. E dinim që Anglia është e para, pastaj Çekia, Bullgaria e treta, Mali i Zi i katërti, pastaj ne".

"Tani jemi këtu ta luajmë këtë ndeshje të rëndësishme. Unë mendoj se ne duhet ta marrim kënaqësi nga kjo ndeshje. Është e mrekullishme për ne qe kemi ardhur deri këtu në këtë ndeshje dhe mund të vazhdojmë të mendojmë për kualifikimin", ka thënë Challandes.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga