Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Përballja me Çekinë, Shqipëria gati të thyejë makthin e 7 dhe 10 shtatorit (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Çekinë, Shqipëria gati të thyejë

Shqipëria do të luajë në datën 7 shtator ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. Kuqezinjtë tanë do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Çekisë, ku do të përballen në Pragë me kombëtaren çeke.

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se kanë dalë në shitje biletat për këtë takim. Por cfarë kanë sjellë ndeshjet e shtatorit për Kombëtaren  Shqiptare. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në këtë muaj pas kualifikimit në grupet e EURO 2016.

Shqipëria ka arritur 7 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Në pikë pamje të parë në këtë muaj kombëtarja ka një blianc pozitiv. Por nesë do ti rikthehemi datës 7 shtator kjo është një datë tersi për kombëtaren tonë.

Nëse rikthehemi pas në kohë, saktësisht para 4 vitesh. Asokohe luhej për kualifikueset e EURO 2020 dhe Shqipëria ishte në Grupin H. Në këtë grup ishte edhe Franca, Turqia, Islanda, Andora dhe Moldavia.

Pikërisht me 7 shtator kombëtarja jonë përballje ndaj kryesues së Grupit Francën. Ky takim përfundoi me shifrat 4-1 për “Gjelat”. Por një fakt tjetër interesant është se Shqipëria me 10 shtator do të luaj ndaj Polonisë. Dhe atëhere u përball ndaj Islandës ku u mposht me shifrat 4-2.

Pra në të dyja përballjet në këto data kombëtarja ka pësua plot 8 gola dhe ka shënuar vetëm 3. Tashmë trajneri Sylvinho ka për detyrë të thyej këtë mallkim në ndeshjen ndaj Çekisë.

10.09.2019 Albania 4-2 Iceland

07.09.2019 France 4-1 Albania

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga