
Vllaznia do të presë Kukësin në Loro Boriçi ditën e shtunë në orën 20:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së parë të Superiores. Shkodranët, por edhe verilindorët vijnë pas një revolucioni në skuadër ku shumë janë larguar e shumë janë afruar.
Dy ekipe me dy fytyra të reja që do t’i njohim më shumë javë pas jave. Objektivat janë të ndryshëm për ekipet. Kuqeblutë kërkojnë një vend në kupat e Europës ndërsa kuksianët shpresojnë për mbijetesën.
Tre ditë para sfidës, klubi i Vllaznisë ka nxjerrë në shitje biletat ku çmimet nuk ndryshojnë me sezonin e kaluar: karshia 400 lekë ndërsa prapa portë 200 lekë. Tribuna kryesore kushton 1000 lekë ndërsa ajo VIP 1500 lekë.
Poll