
Të gjitha ekipet e Serisë A po bëjnë çdo gjë kanë në dorë për të afruar lojtarë të rinj pranë ekipit për të rritur sigurinë për pjesën e mbetur të kampionatit. Interi po bën të kundërtën, po rinovon me lojtarët që ka në dorë.
Së fundmi, "Tuttorsport" informon, se zikaltërin kanë rinovuar kontratën me dy mbrojtësit, Danilo D'Ambrosio dhe Marco Andreolli, të cilët do të qëndrojnë te Nerazzurrët.
Edhe pse mbrojta e Interit ka patur gjithmonë probleme dhe kjo është pranuar nga çdo trajner që ka provuar të drejtojë këtë ekip, përsëri drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos largojnë dy futbollistët, por përkundrazi, tu besojnë atyre dhe pjesën e mbetur të sezonit.
[gallery columns="1" size="full" ids="72194"]