Pep Guardiola ka kryer sot stërvitjen e parë me skuadrën angleze Manchester City. Në këtë ekip bën pjesë dhe lojtari i përfaqësueses kosovare, Bersan Celina, i cili ka fituar vëmendjen e teknikut me paraqitjen e tij. Mirëpo, në stërvitjen e parë trajneri spanjoll ka qenë i buzëqeshur, madje dhe i dashur me lojtarët.
Në video shihet qartë që ai përqafon mbrojtësin Gael Clichy, i cili mund të largohet nga skuadra. Atmosfera e stërvitjes së parë ka qenë pozitive, ndërsa në ditët në vijim “Citizens” do të bëjnë afrime dhe largime.
https://youtu.be/6LjQtvD7rNw
Poll