Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Penalltia kundër Tiranës, Bujar PREGJA analizon momentin më të përfolur: Është penallti! Behiratche nuk ka interes për topin, por shkon te lojtari kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
Penalltia kundër Tiranës, Bujar PREGJA analizon momentin më

Bujar Pregja ka analizuar momentin më të diskutueshëm në Rrogozhinë, ku Kridens Meta akordoi penallti për Bylisin.

Specialisti i gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit theksoi se Behiratche nuk ka interes për topin, por shkon drejtëpërdrejtë për lojtarin e mallakastriotëve.

Në fjalën e tij në emisionin "Skaner", Pregja deklaroi se Meta ka vepruar drejtë duke u shprehur:

"Në minutën e 74-të, do të shohim 11-metërshin e dhënë nga arbitri. Është moment i vështirë. Arbitri ka gjykuar që mbrojtësi i Tiranës nuk ka shkuar për të luftuar për topin, por shohim që nga pas e shtyn.

Ky është vendim i marrë nga arbitri në fushë. Në këtë rast VAR-i nuk ndërhyn. Ky lojtar shkon nga pas dhe shtyn lojtarin e Bylisit. Nuk ka koment për mua. Në mesfushë nuk do të kishte njeri që nuk do të thonte se nuk është faull.

Unë i qëndroj vendimit të arbitrit. Mbrojtësi shkon direkt nga pas dhe shtyn sulmuesi. Ndërkohë që duhet të shkojë të luftojë për topin. Duket qartë që ka shkuar nga pas. Shihni dhe dorën që e ka shoqëruar për ta shtyrë", tha Pregja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga