Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Pazar'' tek Partizani, Gega flet hapur: Kam raporte shumë të mira me...

Shkruar nga NEWSPORT
''Pazar'' tek Partizani, Gega flet hapur: Kam raporte

Skënder Gega nuk ka humbur kohë dhe ka zbritur menjëherë në fushë. Tekniku tropojan ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në drejtimin e verilindorëve, duke u njohur kështu me skuadrën që ka në dispozicion.

Nuk mungoi një intervistë për mediat, me Gegën që foli për shumë tema. ''Timonieri'' u shpreh se përgatitjet e Kukësit do bëhen në Tropojë. I pyetur për Hoxhën dhe Telushi, ai  zgjedh të ''driblojë''.

''Një grup lojtarësh që ishin cilësorë janë larguar. Albin Gashi është afruar me pëlqimin tim në skuadër. Ndshjet e Europës do doja t'i luanim me dy ndeshje. Pasi nëse bën gabime në ndeshjet e para, mund t'i korrigjosh në ndeshjen e kthimit.Hoxha dhe Telushi te Kukësi? Me gjithë pjesën që i kam pasur nën drejtimin tim te Partizani, kam marrëdhënie shumë të mira. Uroj që lojtarët e tyre të kalojnë aty ku ata duan vetë.

Ne po shikojmë në Superiore për lojtarë dhe në Kosovë. Ethemi kishte 3 vite te Kukësi dhe verilindorët kanë investuar te ai. Është rritur si lojtar kjo edhe për meritë të tij. Mesa di unë, Ethemi duhet të jetë me ne edhe për ndeshjet e Europës. Përgatitjet do i bëjmë në Tropojë, pasi e kemi të pamundur t'i zhvillojmë jashtë. Kemi Kosovën afër dhe mund të bëjmë ndonjë miqësore para ndeshjeve në Europë'' - pohon Gega.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga