Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka I ka shkuar një mesazh urimi homologut të tij në Kosovë, Agim Ademi. Duka ka theksuar se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm si në zyra ashtu edhe në fushë, duke ia dalë që me rezultate të tregojë veten në futboll. Kreu I FSHF tregon se duhet të finalizohen projektet e përbashkëta që dy federatat kanë.
"Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t'ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit shqiptar. Urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, festën e Pavarësisë", shkruan mes të tjerash Duka.

Poll