Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Pavard lojtar perfekt për ne", Simone Inzaghi: Lautaro i denjë për të fituar 'Topin e Artë'

Shkruar nga NEWSPORT
"Pavard lojtar perfekt për ne", Simone Inzaghi: Lautaro i

Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e radhës së fazës së grupeve të Uefa Champions League. Zikaltërit do të përballen me austriakët e Salzburg në “San Siro”, duke nisur nga ora 18:45.

Në prag të kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka dalë edhe trajneri i nënkampionëve të Europës, Simone Inzaghi. Tekniku italian u ndal kryesisht për të folur për dy nga lojtarët e tij, Benjamin Pavard dhe Lautaro Martinez.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjet e Benjamin Pavard. Ai është një lojtar perfekt për sistemin tonë. Ne e donim shumë dhe tashmë jemi të gëzuar. Kundër Bolognas ai luajti shumë mirë. Në ndeshjen përballë Torinos bëri disi më pak, por erdhi nga një ndeshje me kombëtaren”, është shprehur trajneri i Interit.

“Lautaro i denjë për Topin e Artë? Është e qartë që po, për udhëtimin që ka bërë dhe trofetë e fituar. Ai duhet të jetë aty, duhet të vazhdojë kështu. Edhe në dy vitet e para me mua ai bëri shumë mirë”, tha më tej Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga