Shumë prej ekipeve kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për rikuperimin e energjive dhe lojtarëve të dëmtuar. Partizanit, si duket, nuk i mjaftoi kjo periudhë teksa vetëm Hoti dhe Da Silva ja kanë dalë të jenë gati për derbi.
Mbrojtësit Buxhelaj dhe Preka humbasin derbin e tyre të parë me anësorin të cilit rikuperimi nga kontraktimi muskulor po i shkon mirë por nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e Demave dhe nuk është gati për të dielën. Ishi i Bylisit vazhdon të ketë probleme muskulore dhe debutimi i tij do të shtyhet për më vonë. Alfred Mensah është stërvitur me ekipin por lojtari nuk ka minuta dhe në derbi pritet ta nisë nga stoli.
Poll