
Tifozët e Tiranës kanë bojkotuar skuadrën e futbollit të drejtuar nga Mirel Josa. Ultrasit bardheblu kanë shprehur pakënaqësi për stadiumin, i cili iu dha në përdorim edhe Partizanit deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë dashuria për ngjyrat bardheblu duket se është pa kushte për ata. Sot ultrasit e zjarrtë janë shfaqur në pallatin e sportit "Farie Hoti" duke mbështetur skuadrën në basketboll për meshkuj.
Prania e tyre në mbështetje të ekipit bardheblu është shpërblyer me një fitore kundër skuadrës së Teutës. Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 106-58 ndaj durrsakëve.
[gallery columns="1" size="full" ids="83507"]
Poll