Po luhen minutat e fundit të ndeshjes AEK – Kifisia, e vlefshme për javën e 26-të në Superligën greke. Mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo, po rezulton “Lojtari i Ndeshjes” sipas “Flashscore”, notën me e lartë me 7.7.
Në minutën e 26-të, Pilo fitoi metra në krah me shpejtësi dhe më pas gjeti saktë sulmuesin Varga, duke dhënë asistin e golit të 3-të për AEK-un.
Porteri i Shqipërisë dhe AEK Thomas Strakosha, duartrokiti inkursionit në të majtë nga Pilo me asist, ndërsa “shpërtheu” festa në stadiumin e verdhezinjëve të Athinës “Allwyn Arena”.
Edhe pse nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me Kombëtaren, trajneri Sylvinho i besoi 25-vjeçarit për ta ftuar në ndeshjen kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
Asist i Stavro Pilo
