Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pasuesi i Roy Hodgson te Anglia është i përkohshëm

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja e “Tre Luanëve” tashmë është pa trajner që pas dorëheqjes së Roy Hodgson me eliminimin nga Islanda në fazën e 1/8-ave të Europianit. Por, Federata Angleze e Futbollit ka nisur menjëherë që të gjejë pasuesin e tij, por pa shkëputur punën e skuadrës.

[caption id="attachment_11111" align="alignleft" width="300"]original-658x455 Gareth Southgate[/caption]

Misioni i ardhshëm është kualifikimi në Botërorin “Rusi 2018”, ndaj drejtuesit e institiucionit më të lartë të futbollit anglez po mendojnë për Gareth Southgate, i cili do të jetë trajneri i përkohshëm i “Tre Luanëve” derisa të arrihet të gjendet një tjetër trajner.

Pas dy muajsh do të nisin kualifikueset e Rusi 2018 dhe në pritje të një trajneri të ri, që mund të jetë dhe i huaj, Southgate do të përfaqësonte një zgjidhje të përkohshme. Anglia do ta ketë ndeshjen e parë kualifkuiese të Botërorit në 4 shtator kur do të përballet në shtëpi me Sllovakinë.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga