
Ditën e djeshme u raportua se Barcelona dhe Interi po mendonin të shkëmbinin mesfushorët Fank Kessie dhe Marcelo Brozovic, ku thehet gjithashtu se bisedimet mes palëve kanë nisur.
Por jo vetëm kaq, pasi të dy klubet po projektojnë një tjetë shkëmbim lojtarësh, këtë herë në repartin e sulmit. Sipas gazetarit të njohur Gerard Romero, Joaquim Correa dhe Memphis Depay janë dy të projektuasit.
Siç duket palët kanë gjetur dakortësinë mes tyre, ndërsa ka ngelur për të dhënë “OK” e tij lojtari holandez, i cili është i vetëdijshëm se nuk është pjesë e planeve të Xavit.
Kujtojmë se Depay ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, ndërsa nga ana tjetër Correas është zikaltër deri në vitin 2025.