Me qëllim shamngien e trazirave dhe problemeve gjatë zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Çeki, FFK, ka dal me njoftim zyrtarë, për qytetarët të cilët do të jenë të pranishëm në stadium. Në ndeshjen e cila do të nis në orën 15:00, në stadiumin "Fadil Vokrri", tifozët do t'iu nënshtrohen dy kontrolleve të rrepta para hyrjes në stadium dhe është bërë e ditur lista e sendeve që nuk lejohen të futen në stadium.
"Në kontrollin e parë ndalohen:
- shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
- shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
- pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike
- ushqim
- ombrellat (çadrat)
- çantat e shpinës
- armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:
- shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
- Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
- Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.", njofton FFK tifozët dhe qytetarëët që do të jenë të pranishëm në stadium.
