
Flamurtari u mund me rezultatin minimal 1-0 nga Partizani vetëm dy ditë më parë në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit. Sigurisht, që për disfatën e pësuar në kryeqytet pritet të zhvillohet një analizë, ku pritet të mos mungojnë "shpullat" për skuadrën e cila nuk mundi të reagonte në asnjë moment ndaj "Demave të Kuq".
Skuadra vlonjate është lënë pushim dje nga trajneri, Shpëtim Duro, ndërsa do të fillojë shumë shpejt nga puna për takimin e ardshëm që Flamurtari do luajë mesjavëne ardhshme.
Pauza që kampionati shqiptar do të ketë për shkak se luajnë kombëtaret do të jetë një plus për të gjitha ekipet e Superiores, ku sigurisht që edhe vlonjatët do të kenë më shumë mundësi dhe kohë për të përgatitur sfidën e radhës.