Mbrojtësi i PAOK në Greqi dhe Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj është rikthyer dje në fushë me skuadrën e tij. Në Superligën greke Mihajn e priste derbi I Selanikut me Aris, teksa mbrojtësi ka dhuruar një asist pas pesë minutash në fushë. Lojtari zëvendësoi Baba Rahman në minutën e 86, teksa pas pesë minutash dhuroi asistin për Zivkovic që shënoi golin e 2-0.
Mihaj nuk luante prej 7 nëntorit 2020, me lojtarin që iu nënshtrua një operacioni që e mbajti jashtë fushe për gjashtë muaj. Ndeshja e tretë këtë sezon dhe lojtari tregoi se ishte vendimtar në vetëm pesë minuta. Me grintë dhe karakter, shqiptari 22 vjeçar ia doli të lërë pas dëmtimin e rëndë duke qenë gati për rikthimin si më parë.
Poll
