Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizanit i bie “diga” para derbit, Abilaliajn e tradhëton çelësi i suksesit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizanit i bie “diga” para derbit, Abilaliajn e tradhëton

Sfida me Egnatian e përfunduar në barazim 1 me 1, i ka kushtuar Partizanit jo pak. Disa minuta para përfundimit të ndeshjes humbi dy qendrat e mbrojtjes, fillimisht Bytyçin dhe më pas Prekën.

Akoma nuk dihet shkalla e dëmtimit, por Abilaliaj duket se duhet t’i bëjë llogaritë pa dy lojtarë te të cilët është mbështetur në ndeshjet e fundit. Shto këtu dhe Atanaskoskin dhe Sotën, që nuk janë rikuperuar plotësisht dhe lehtësisht mund të thuhet se Partizani do vuajë në mbrojtje.

Dy takimet e radhës brenda 10 ditëve janë delikate, pasi janë derbi me Dinamon dhe Tiranën. E para luhet në “Arenën e Demave”, ndërsa ajo me bardheblutë në “Air Albania”. Kujtojmë se mbrojtja ka qenë dhe çelësi i suksesit te “demat”, që rezultojnë në vend të parë me më pak gola të pësuar se rivalët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga