Monday, December 11, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Partizani U15 në rrugën e suksesit, trajneri Hurdha tregon synimet nën moton: Jemi më të mirët

25.09
in KRYESORE, Moshat (U17-U19), VENDI
Reading Time: 6 mins read
0 0
A A
0
Partizani U-15

Partizani U-15

Share on FacebookShare on Twitter

Nga Emanuel Loci

Djemtë e Partizanit U15 po punojnë për edicionin e ri futbollistik. Synim do jetë titulli kampion, ku rol të rëndësishëm do ketë dhe trajneri Algert Hurdha. Ky i fundit pret të vazhdojë rrugën e nisur, me 80 përqind të skuadrës që trajnoi sezonin e kaluar ku u shpallën kampion te 14 vjeçarët.

Trajneri Hurdha e ka sezonin e nëntë rresht, ku po jep kontributin për klubin e kuq. Intervista me të prek ndër të tjera suksesin e vjetshëm, çfarë ofron Partizani moshave dhe pak nga “sekreti” i familjes së kuqe.

 – Cilat janë kushtet me të cilat po stërvisni aktualisht moshën U15 te Partizani?
Shpresojmë që ditët e këqija për Partizanin kanë marrë fund. Kjo fal investimit serioz të presidentit, ku momentalisht është ndërtuar stadiumi, do ndërtohen edhe fushat. Kemi fatin që stërvitemi në atë fushë ku luan edhe ekipi i parë. Për të gjithë fëmijët e Akademisë është një impuls pozitiv, që dhe ato të jenë sa më afër klubit dhe ta ndjejnë akoma më shumë fanellën.

 – Çfarë synimesh keni këtë sezon?
Patjetër që Partizani është një emër me traditë në futbollin shqiptar, një ekip legjendar. Çdo vit te Partizani fjala trofe nuk është e huaj. Por te moshat ndryshon pak sepse është rritja e këtyre femijëve gradualisht nga U13 deri te 21. Dhe pse jo në ekipin e parë, siç po permend rastin e Buxhelaj, i cili ka ardhur në edicionin 2016/17. Fal punës dhe sakrificës ja ku është sot, dhe shpresojmë që një ditë të kemi jo vetëm një Buxhelaj, por shumë të tjerë. Që të jenë produkt i Partizanit, jo të ardhur vitet e fundit te moshat. Po përmend disa nga fëmijët te U15 që bëjnë diferencë përderisa janë në ekip kombëtar, siç është: Vata, Himallari, Gjati, Shkëmbi, Lata, pse jo dhe ndonjë tjetër. Këto lojtarë që kanë ardhur të vegjël te Partizani e ndjejnë këtë fanellë. Janë ato çuna që vjet, pa dashur t’i ul vlerat pjesës tjetër, por mbajtën peshën kryesore të këtij ekipi që u shpall kampion. Shpresoj që të ecin në këto hapa dhe një ditë pse jo të jenë të vlefshëm për ekipin e parë.

 – Vjet u shpallët kampion me ekipin U14, ndërsa synoni dhe këtë sezon me atë U15. E shihni progres apo regres atë çfarë keni në dispozicion krahasuar me vjet?
Pjesa kryesore e çunave e kanë vitin e tretë dhe kemi ruajtur mbi 80 përqind të grupit që vjet u shpall kampion me U14-ën. Kemi bërë disa afrime cilësore, ku kërkesat kanë qenë të shumta. Objektivi i Partizanit nuk është masivizimi për momentin, por është të thërrasë elementë sa më të mirë. Në një moment të dytë që infrastruktura të jetë më e plotë, patjetër që do ketë sport për të gjithë dhe sport elitar. Kuptohet që idea është të masivizojmë sa më shumë futbollin te moshat, që nga fëmijët 7 vjeç dhe deri në ekipin U19.

 – A është skuadra që dhe vetë do të dëshironit të kishit?
Patjetër. Përderisa është një ekip që vjet me meritë dominoi nga java e parë deri ne javën e fundit. Është një ekip që jep kënaqësi, pasi shoh te ato djem që kanë njohuri për të perparuar akoma më shumë. Këtë punë që nisëm, mos ta lëmë vetëm te U14, por shpresojmë që edhe këtë vit të rikonfirmohemi kampion. Janë një moshë në proces zhvillimi. Jo vetëm unë, por besoj që kërkush nuk mund të thotë se ky ecën, ky nuk ecën. Këtu është vazhdimësia dhe kush do punojë më shumë do eci më shumë, kush do kënaqet do ngeli në vend.

 – Çfarë ka ndryshuar në mënyrat e stërvitjes?
Futbolli evolon jo çdo sezon, por çdo ditë. Ka mënyra të reja të stërvitjes dhe kërkohet shumë. Futbolli sot është bërë po themi me plot bindje universal. Nuk është futbolli më klasik por është bërë një shkence më vete, ku metodat e stërvitjes evolojnë çdo ditë. Te Partizani është për t’u falenderuar grupi se kemi dhe stafin shumë të gjerë. Kemi trajner portjerësh, preperatorë, zëvendëstrajner. Me pak fjalë po merr formë, që shumë shpejt të jetë një akademi prestigjoze.

 – Shumë fëmijë vijnë për t’u provuar dhe për të treguar potencialin e tyre. Konkurrenca është e madhe. Sa e vështirë është të evidentoni talentin?
Talent është pak e vështirë. Klubi Partizani historikisht ka pasur dhe do ketë grupe, por fjala talent është pak e tepërt që ta them. Ne kemi fëmijë me të dhëna të mira që me punën dhe sakrificën e tyre dhe me vazhdimësi, shpresoj që të arrijnë aty ku klubi ka objektivat kryesorë.

 – Çfarë vlerësoni ju talentin apo shumë punë?
Te të gjitha ekipet që kam pasur, nuk vlerësojmë vetëm talentin se është e vështirë të evidentojmë talentin, por grupin. Dhe në përbërjen aktuale që kam, është një grup cilësor me fëmijë që janë perspektivë neser të jenë e ardhmja e Partizanit. Kemi dhe diçka pozitive te ky grup. Përveç se te Kombëtarja rajonale, ku kemi pasur gjithmonë 7, 8 apo 9 lojtarë, me Kombëtaren A, te ekipi U15 i Kombëtares, kemi momentalisht 4 lojtarë të Partizanit.

 – Grupmoshat në futboll jo gjithmonë zënë vend në media. Si e keni parë klubin të ndikojë në promovim?
Klubi ynë është serioz përsa i përket kësaj faqe. Ne kemi dhe një kanal tonin zyrtar, ku vjet shumë ndeshje janë transmetuar drejtpërdrejt në kanalin e YouTube. Patjetër që dhe portali i klubit na ka ndihmuar. Jo vetëm ekipin që unë drejtoj, por të gjitha ekipet. Herë pas here jemi pjesë e faqes zyrtare të Partizanit, ku jepet informacioni për ndeshjet, evidentimin e lojtarëve apo lojtarët që thirren në ekipet Kombëtare

 – Nga grupi juaj mund të përmendni fëmijët më të spikatur për të ardhmen. Për cilin konkretisht do të vendosnit bast?
Te ky grup janë disa. Nuk është vetëm mendim personal sepse te ky klub punojmë bashkë dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyer që nga drejtori dhe të gjithë trajnerët, por mendoj që Dion Vata, Elson Himallari , Odise Gjati, Erjon Shkëmbi. Këtë vit kemi dalë pak nga Tirana, kemi marrë një djalë nga Vlora, që shpresoj të na e shpërblejë besimin që po i japim për të luajtur me ekipin më të mirë në Shqipëri. Janë gjithë këto çuna por do veçoja Dion Vatën. Nëse do vazhdojë të punojë fort dhe me kokën poshtë, do jetë qendërmbrojtës që mos t’ju duket çudi nesër jo vetëm me Partizanin, por mendoj se në të ardhmen do jetë qendërmbrojtës modern. Sot luan mesfushor.

– A luajnë fëmijët që keni përmendur më sipër dhe me Kombëtaren U15?
Po. Te U15 e Kombëtares janë momentalisht lojtarët që përmenda më sipër. Vata, Himallari, Gjati, Shkëmbi dhe Lata. Partizani në çdo grupmoshë ka pothuajse 3–4 lojtarë.

– Shpallja kampion do ketë prodhuar statistika interesante. Përmendni një që iu ka bërë përshtypje ju.
Partizani përbëhej nga sulmi më i mirë. Vlen të theksoj se tre sulmuesit kryesorë realizuan 60 gola. Golashënuesi më i mirë ishte Elson Himallari me 30 gola.

– Më tregoni për lidhjen tuaj me lojtarët. Si i motivoni?
Patjetër që me porosi dhe nga presidenti, duhet të jemi profesionist dhe sa më të drejtë. Në klubin tonë nuk funksionon fjala mik, por ka meritë. Partizani ecën sipas meritës. Detyra ime është që në thonjëza të jem si “prind“. Janë në moshë adoleshence dhe është moshë delikate. Ky vit do jetë vendimtar, për të parë dhe ecurinë e fëmijëve që vjet spikatën. Mund të kemi dhe ndonjë që vjet nuk arriti të spikasë, por e bën këtë vit. Është procec zhvillimi dhe moshë delikate në gjithë aspektet. Kam një moto me çunat e mi. Ne jemi më të mirët dhe më të mirë se ne nuk ka. Në çdo ndeshje dhe çdo ditë duhet të mendojmë sikur është dita jonë e fundit, beteja e fundit dhe çdo stërvitje apo ndeshje duhet të japim maksimumin.

Tags: intervistekryesorepartizani u15superiorevendi
Previous Post

U17 & U19/ Tirana bën ‘ligjin’ në derbi, Vllaznia fiton mes 9 golave në Ballsh (Rezultatet)

Next Post

Chelsea, Pochettino: Pronarët janë të zhgënjyer, por ata duhet të mbështesin planin

Të Lidhura

Egnatia
KRYESORE

Egnatia e “mallkuar” ndaj Teutës, vetëm 1 fitore në përballjet direkte (STATISTIKAT)

11.12
Ultrasit e Vores
KATEGORIA I

“Destinacioni i vetëm është stadiumi”, Vora thirrje tifozëve për mbështetje: Të gjithë bashkë ia dalim

11.12
Tirana
KRYESORE

Klasikja e Shqipërisë, një “armë” plus për Ahmatajn në duelin me Vllazninë

11.12
Tirana
KRYESORE

Mbrojtja e lë në “baltë”, Tirana për rekord këtë sezon

11.12
Kategoria e Pare
KATEGORIA I

Duele pretendentësh në Kategorinë e Parë, 4 skuadra luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët

11.12
Abissnet Superiore
KRYESORE

Dy supersfida “mbërthejnë” tifozët, luhet në Tiranë dhe Durrës

11.12
VIDEO/ Episodi që ‘tërboi’ një Shijak të tërë, momenti i pretendimit për penallti nga Erzeni
KRYESORE

VIDEO/ Episodi që ‘tërboi’ një Shijak të tërë, momenti i pretendimit për penallti nga Erzeni

10.12
Briken Calja
PESHËNGRITJE

Sukses për peshëngritjen shqiptare, Briken Calja fiton medalje në Grand Prix II 2023

10.12
Load More
Next Post
©Credits Getty Images

Chelsea, Pochettino: Pronarët janë të zhgënjyer, por ata duhet të mbështesin planin

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













Të Fundit

Egnatia

Egnatia e “mallkuar” ndaj Teutës, vetëm 1 fitore në përballjet direkte (STATISTIKAT)

11.12
Ultrasit e Vores

“Destinacioni i vetëm është stadiumi”, Vora thirrje tifozëve për mbështetje: Të gjithë bashkë ia dalim

11.12
Paulo Dybala

Dybala i pafat, kampioni i botës dëmtohet sërish

11.12
Armando Sadiku

FOTO/ Shënoi dopietë në Indi, Armando Sadiku mes më të mirëve

11.12
Kombetarja shqiptare

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku gol vendimtar, shënojnë edhe Shpendi e Civeja nga Kombëtarja U-21

11.12
Tirana

Klasikja e Shqipërisë, një “armë” plus për Ahmatajn në duelin me Vllazninë

11.12
Tuchel - Araujo

Ke telefonuar Araujon? Tuchel jep përgjigjen epike

11.12
Tirana

Mbrojtja e lë në “baltë”, Tirana për rekord këtë sezon

11.12

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In