Partizani do të përballet me Tiranën ditën e nesërme në orën 19:00 në ‘Air Albania’, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Të kuqtë duan si gjithmonë fitoren për të thelluar ecurinë pa humbje në derbi si dhe për të vazhduar drejt objektivit kampion.
Trajneri i të kuqve, Arbër Abilaliaj ka dalë në konferencën për shtyp në prag të sfidës duke iu përgjigjyr pyetjeve të gazetarëve.
“Ndeshje që dihet historia dhe rëndësia. Si Partizani dhe Tirana kanë mundësi për të zëvëndësuar lojtarët që kanë probleme dhe në fund do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar.
Stafi drejtuesi dhe futbollistët përpiqen të justifikojnë interesimin e tifozërisë që është në mbështetje të madhe kundrejt ekipit. Është e rëndësishme të jenë të shumë të numër, shpresoj të jetë e njëjta atmosferë si derbin e parë. Uroj të japim maksimumin dhe në fund të dalim me fitore.
Psikologjikisht jemi gati për të përballuar ndeshjen. Vijmë në një situatë fizike më të mirë se ndeshjen e fundit. Ekipi është në moment të mirë dhe futemi në lojë për të fituar pas 2 barazimeve. Është momenti më i mirë për t’i dhuruar fitoren tifozëve.
Egnatia? Dua të bëjmë kampionatin tonë, Egnatia është shkëputur që në javët e para. Ka përfunduar vetëm pjesa e parë e kampionatit. Ne duhet të luajmë në fushën e lojës, duhet kualitet dhe agresivitet. Partizani – Tirana është një ndeshje ku brenda ka të gjitha bonuset përveç 3 pikëve dhe është e rëndësishme ta fitojmë.
Thirrje për tifozët? Tifozëria e kuqe ka qenë korrekte, nuk ka patur hedhje stolash që prish atmosferën. E gjithë tifozëria e kuqe meriton respekte pasi kanë qenë brenda rregullave. E mira është që vëmendja të qëndrojë në fushë.
Kush janë mungesat? Të sigurta janë Bytyci, Preka, Hoxha, Atanaskoski. Bintsouka e Sota. Besoj se janë këto 6-7 që nuk janë këtë ndeshje.
I kënaqur me barazim për shkak të mungesave? Jo, nëse i referohemi ndeshjes së fundit me Dinamon, lojtarët tanë të stolit mund të luajnë titullar në cdo ekip të Superiores. E rëndësishme është të futen me qëllimin për fitore.
Më kanë marrë mësysh tani si trajner? Edhe sikur të jetë, gjëra që ndodhin e nuk i ndryshojmë dot. E rëndësishme është që ekipi të ketë agresivitet dhe kualitet. Shënimi apo mosshënimi i golit në fund të jep fitoren ose jo.
Kompetencat kanë qenë dhe janë të njëjta, pasoni poashtu. Vazhdojmë përpara në bazë të planit dhe projektit që kemi bërë nga fillimi. Është një situatë që për mua ishte normale ky lloj kalimi. Perceptimi im që nga dita e parë që u ula në pankinë nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim.”