Partizani është skuadra që ka luhatjet më të mëdha në Superiore gjatë 90 minutave. Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku të kuqtë e nisnin mirë në fillim dhe rrezikonin pjesën e dytë, tashmë ndodh e kundërta.
Nëse do merrnim në konsideratë vetëm pjesët e para, Partizani do renditej i shtati me 19 pikë. Ekipi i kuq ndërron fytyrë në pjesën e dytë, ku tregohet më kërkues. Shifrat përmbysen pasi tregojnë që duke marrë vetëm statistikat e pjesëve të dyta, Partizani grumbullon 32 pikë, 4 më shumë se Egnatia ndjekëse.
Në anën tjetër, siç mund të shihet në tabelat më poshtë, ndryshim të madh në pikë ka vetëm Kukësi. Dhe verilindorët kanë thuajse të njëjtën situatë më poshtë. Për ekipet e tjera, pavarësisht ndryshimit të pozicioneve, diferencat në pikë janë të vogla.
Çfarë ndodh te ekipet në dhomat e zhveshjes, para dhe në pushim të ndeshjes? Nuk mund të thuhet me siguri, por përgatitja fizike për të përballuar 90 minuta mund të jetë një element, që i ka dhënë përparësi Partizanit për të bërë më mirë në 45 minutat e dyta.
Renditja për pjesët e para, pas 16 javëve kampionat:
- Egnatia 26
- Tirana 24
- Vllaznia 24
- Skënderbeu 21
- Dinamo 20
- Teuta 20
- Partizani 19
- Laçi 19
- Erzeni 18
- Kukësi 12
Renditja po të merren në konsideratë vetëm pjesët e dyta, pas 16 javëve kampionat:
- Partizani 32
- Egnatia 28
- Laçi 22
- Tirana 22
- Kukësi 21
- Erzeni 21
- Skënderbeu
- Dinamo 18
- Vllaznia 16
- Teuta 16
Renditja aktuale:
- Egnatia 34
- Partizani 31
- Tirana 23
- Skënderbeu 22
- Vllaznia 20
- Dinamo 19
- Erzeni 17
- Laçi 17
- Kukësi 17
- Teuta 15