
Partizani është rikthyer të stërvitet pas dy ditësh pauze. Tragjedia që ka kapluar prej ditësh vendin, shtyu drejtuesit e kuq që të pezullonin për dy ditë përgatitjet. Ekipi është rikthyer i plotë dhe pa pezullime, në përgatitje për ndeshjen e javës së 14 ndaj Bylis.
Java e shkuar krijoi një çështje te "Demat", me Esat Malën që u la jashtë si pasojë e mos rinovimit të kontratës. Presidenti Demi u shpreh se vendosi që ndaj Laçit mesfushori të "degdisej" në tribunë, shkak i kësaj çështje. Në stërvitjen e djeshme, mesfushori ka qenë prezent duke kryer përgatitje të diferencuara. Lojtari polivalent është në planet e trajnerit, por italiani Lerda nuk mund të dalë kundër vendimeve të klubit. Mala ka qënë pjesë e ekipit edhe në inisiativën solidare, që të kuqtë zhvilluan dje në zonën e prekur nga tërmeti.