Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI "pushkaton" Esat Malën, trajneri LERDA në dilemë për formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI "pushkaton" Esat Malën, trajneri LERDA në

Kampionët e Partizanit do të udhëtojnë drejt Ballshit, në transfertën delikate me Bylis. Djemtë e trajnerit Lerda kërkojnë vazhdimësinë, duke mbajtur diferencën me vendin e dytë. Pas fitores 1-0 me Laçin, ekipi duket në formë optimale dhe gati për përballjen delikate. Kujtojmë se në përballjen e fazës së parë, Bylis ia doli t'i shkëpusë një pikë të kuqve.

Çështja Esat Mala mbetet e njëjtë, me lojtarin që vijon të stërvitet i diferencuar. Palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe dënimi i dhënë nga numri një i klubit mbetet në fuqi. Për ndeshjen e radhës, Mala mbetet jashtë ndërsa dilema e vetme e trajnerit Lerda është sulmi. Solomon është rikthyer nga dëmtimi dhe në ndeshjen e fundit mori minutat e tij. Nëse italiani i stolit do e preferojë titullar, do të ishte Bardhi që do ulej në stol. E vështirë do jetë që Lerda të ndërrojë formacionin fitues, gjithsesi mbetet të shihet në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga