
Partizani ka prezantuar sot Valentino Murataj dhe Stenio Junior. Para medieve ka dalë drejtori i të kuqve. Olsi Rama theksoi se lojtarët kanë dashur vetëm të kuqtë, ndërsa merkato vijon deri në 31 janar dhe ka bisedime me emra të ndryshëm. Për merkaton në dalje, Rama theksoi se tej ofertave shumë të mira, Partizani ka bllokuar interesin për 3 lojtarë.
"Dëgjojmë barsaleta të ndryshme por Murataj ka dashur Partizanin që në fillim. Edhe Junior ka dashur Partizanin, e mirëpresim se ka bërë mirë edhe te Riga. E kam ndjekur vetë edhe te Shkëndija në Maqedoni dhe ai i shtohet mini-kolonisë së brazilianëve tanë.
Stafi po punon shumë, ka video, analiza dhe deri në këto momente ka bisedime. Vizionojmë bashkë çdo gjë, unë shoh pjesën financiare dhe pres që të më sjellin emra të tjerë. Merkato mbaron në 31 dhe kemi kohë deri atëherë.
Merkato në dalje? Ka kërkesa nga disa ekipe për tre nga lojtarët tanë. Primarë është ecuria e ekipit dhe me presidentin kemi rënë dakord që të bllokojmë ofertat edhe pse të mira financiare për këtë kohë. Kemi një lehtësi që kemi edhe Partiznain B për afrime me kosto më të ulët nga aty, për t'I afruar më pas në ekipin A. Çdo lojtar është I nevojshëm dhe askush I domosdoëshm, por tani më shumë na intereson ecuria e skuadrës.
Junior pa luajtur? Duhet të pyesni Dajën. Gjithë karrierën e vet ka qenë profesionist dhe nuk do jetë problem që të kapë formën. Për Mëllugjën nuk ka asgjë të re. Duam të shtojmë elemëntë të talentuar në çdo repart. Duam elëmëntë sepse ka mangësi në thellësinë e ekipit. Kur vijnë mundësitë përpiqemi t'I kapim, si Stenio apo Murataj që shtojnë cilësitë", tha Rama.