Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani pret mesfushorin nga Italia

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani pret mesfushorin nga Italia

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Ferencvaroshin, por përpos përgatitjeve drejtuesit e kuq po merren edhe me merkaton verore. Emri i përfolur në klubin e kuq është i mesfushorit italian Luka Berton, lojtar i dalë nga akademia e Milanit. Sipas "Panorama Sport" mesfushori brenda dy ditësh mund të vishet i kuq, pasi bisedimet mes palëve janë në rrugën e duhur. Sormani e njeh mirë mesfushorin, kështu që atij nuk do t'i duhet një periudhë prove. Bertoni ka qenë më para nën urdhrat e teknikut italian, kur ky i fundit drejtonte Sudtirolin. Duhet theksuar që lojtari është në pronësi të Karpit deri në verën e vitit 2017, kështu që mundësia e transferimit te të kuqtë, është vetëm ajo në formën e huazimit.

Poll

Lexo gjithashtu