
Partizani do përballet me skuadrën e Mariborin në datën 12 korrik, në ndeshjen e vlefshme për Europa Leaguen. "Demat e Kuq" janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit përpara se të zbresin në fushë për të luajtur këtë sfidë delikate.
Në krah të skuadrës, si gjithmonë janë tifozët të cilët pavarësisht ecurisë së skuadrës lidhur me rezultatet, nuk e kanë braktisur asnjë herë ekipin. Pak minuta më parë, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të tifo-grupit "Ultras Guerrils" është konfirmuar prezenca e tyre në këtë përbllaje mjaft të rëndësishme dhe vendimtare për të kuqtë.
"12 korrik në stadiumin "Dinamo" rikthehet rrugëtimi Europian për "Ultras Guerrils" dhe të gjithë tifozerinë e Partizanit! Legjenda pret Mariborin e Sllovenisë në një ndeshje ku çunat do kenë nevojë për mbështetjen tonë maksimale, jo veç të grupimit, ajo nuk ka munguar kurrë, por nga të gjithë tifozët! Thonë se do jetë vapë, shume vapë por ne do jemi aty që ta djegim fare! 12 korrik, mbajeni datën shënim! Sunduesit e kryeqytetit rikthehen në stadium!", shkruhet në faqen zyrtare të tifo-grupit "Ultras Guerrils".
[gallery columns="1" size="full" ids="252993"]