
Partizani do të luajë nesër në transfertë kundër Baselit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Në letër, një sfidë mjaft e vështirë për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët do të tentojnë të japin maksimumin. Duke qenë se takimi i parë luhet në Zvicër, udhëtimi i tifozëve të kuq drejt shtetit helvet do të jetë i paktë.
Ndaj interesi se cili kanal do ta transmetojë ndeshjen është i madh. Në Shqipëri s'ka asnjë njoftim zyrtar sa i përket televizioneve vendase, ndërsa në stadiumin "St. Jakob Park" është lajmëruar se do të transmetohet nga "Canal 11", televizion portugez. Ky takim do të startojë në orën 20:15.
Poll