Doktor Roberto Riccardo Ruggiero i bashkohet stafit të skuadrës së kuqe, ku një ditë më parë skuadra ishte pasuruar me dy mjekë të tjerë. Roberto Riccardo Ruggiero është i specializuar në fushën e ortopedisë me një eksperiencë të gjatë profesionale pranë klubit të Napolit. Ndërsa mjeku ka vijuar me vizitat mjekësore, skuadra ka kryer seancën e radhës stërvitorenë ditën e 3-të të saj në dy grupe. Ndërkohë në seancën e pasdites, grupi do të jetë i plotë në stërvitjen e programuar në orën 17:00.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.