Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani me 5 mbrojtës në derbi, Ilir Daja rikthen titullar mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani me 5 mbrojtës në derbi, Ilir Daja rikthen titullar

Partizani do të luajë ditën e hënë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës në "Air Albania". Ndeshja do të nisë në orën 19:45, ndërsa të kuqtë do të kërkojnë të marrin fitoren e parë për këtë sezon pasi në 5 javët e para kanë marrë 4 barazime dhe një humbje.

Trajneri Ilir Daja ka ideuar edhe formacionin titullarë që do të hedhë në fushë i kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Cardozo dhe Kaçe e kanë humbur derbin për shkak dëmtimi, ndërsa edhe Tedi Cara është në dyshim, por mund të jetë në stol për këtë takim.

Duke parë mungesën e Kaçes në mesfushë, Daja ka vendosur të rikthejë nga minuta e parë Herald Markun. Mesfushori nuk luajti asnjë minutë ndaj Kukësit, por në derbi do të luajë titullar. Në fazën sulmuese Stenio Junior do të ketë ndihmën e Filipovic. Trajneri Daja ka vendosur që në prapavijë të luajë me 5 mbrojtës për të mos pësuar gol, por gjithashtu të sulmojë me shumë forca në sulm për të gjetur golin.

Formacioni i mundshëm: Hoxha, A.Marku, Belica, Shehi, Saliou, Musta, Mala, Rrapaj, H.Marku, Filipovic, Junior.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga