
Sot, Partizani do të luajë kundër Kukësit, një ndeshje mjaft deçizive për sa i përket titullit kampion. Verilindorët ndodhen në vendin e parë me 65 pikë, aq sa kanë edhe të kuqtë në vendin e dytë. Pesë javë nga fundi, ethet e kësaj supersfide kanë përfshirë kryeqytetin.
Pikërisht në këtë moment delikat, lojtari i Tiranës në basketboll, Red Vogli ka gjetur momentin të tallet me 15-herë kampionët e Shqipërisë. Shtalarti bardheblu ironizon origjinën e skuadrës së kuqe teksa poston një foto në facebook, ku tregon dy partizanë në vitin 1944 të cilët puthen së bashku. "Ja origjina e partimorrit, legjenda", shkruan me ironi Red Vogli në diçiturën e fotos.
[gallery columns="1" size="full" ids="107145"]