
Në orën 17:00 Partizani do të pres në stadiumin e tij Vllazninë për çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë në “Loro Boriçi” përfundoi 3-1 për shkodranët që janë fare pranë kualifikimit në gjysmëfinale. Por të kuqtë janë të përgatitur të bëjnë kthesën dhe për këtë do të kenë dhe ndihmën e tifozëve. Fansat e Partizanit do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit pas shlyerjes së dënimit.
Formacionet Zyrtare:
Partizani: Rexhepi, Preka, Menish Zuna, Buxhelaj, Hoti, Matondo, Mensah, Cara, Bilali, Selmani.
Trajner: Xhovani Kolela
Vllaznia: Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Marku, Heric, Hoxhaj, Çoba, Balaj.
Trajner: Mirel Josa
Poll