
Alban Hoxha ende nuk ka rinovuar me Partizanin. Edhe pse ditë më parë, “gardiani” deklaroi për Neësport.al që palët kishin arritur marrëveshjen në parim, akoma nuk ka ardhur firma mbi kontratë. Portieri kryeqytetas ka pasur një takim me presidentin Gaz Demi ku kanë rënë dakord për të qenë pjesë e Partizanit në të ardhmen. Mirëpo kushtet e kontratës së re kanë ndryshuar. Atij i është ulur ndjeshëm rroga duke krijuar pakënaqësi te 34-vjeçari.
Duke parë situatën, në lojë është futur menjëherë Tirana. Visar Bekaj mund të shitet dhe Hoxha shihet si zëvendësuesi ideal i tij. Shtypi i shkruar bën me dije se drejtuesit e kampionëve kanë kontaktuar lojtarin e kuq. Megjithatë ende s’ka diçka konkrete pasi portieri dëshiron të mbajë fjalën e dhënë ndaj presidentit Gaz Demi. Por, për sa kohë nuk ka një firmë të re në kontratë, nuk do të ishte habi të shihnim kapitenin e Partizanit me fanelën bardheblu.