
Ndryshe nga përballjet e kaluara mes Partizanit dhe Tiranës kur të kuqtë kanë qenë organizator, këtë rradhë në “Selman Stermasi”, për herë të parë llogaritë do të bëhen ndryshe. Partizani ka përcaktuar një numër të limituar për tifozët bardheblu, afro 2 mijë bileta (aq sa Tirana i vë në dispozicion të kuqve kur ata janë miq) dhe për këtë arsye, përfitimet financiare do të bien ndjeshëm.
5 milionë lekë (të vjetra) do të paguajnë në arkën e bardhebluve të kuqtë për qeranë e stadiumit e më pas do të humbasin lekët për diçka më tepër se 3 mijë bileta.
Në ndeshjet e shkuara tifozët e Tiranës kanë blerë më tepër se 5 mijë bileta në total të cilat janë baraz me jo pak miliona lekë. Këtë rradhë stadiumi “Selman Stermasi” e limiton këtë mundësi dhe Partizani do të humbasë jo pak para nga dëshira për të luajtur në kryeqytet.