Atmosfera në kampin e Partizanit ditën e sotme ka qenë mjaft entuziaste dhe festive pasi mbrojtësi Gëzim Krasniqi ka festuar 27-vjetorin e lindjes.
Nuk kanë munguar as fotot e rastit, ndërsa më interesante ishte ajo e postuar në Instagram nga Ylber Ramadani, mesfushori i të kuqve i cili pozonte me Realdo Filin duke iu drejtuar sulmuesit: “Byrazeri”.
Nuk ka munguar as respekti i Filit që i komentonte një “zemër” shokut të tij të ekipit të Partizanit, por edhe të Shpresave të Shqipërisë.
Poll