Partizani do të duelojë me Egnatian në sfidën e kreut, takim që do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 14:00. Një duel ku dy ekipet vijnë si të barabarta dhe që kryesojnë klasifikimit, por demat janë skuadra e momentit në Superiore.
Të kuqtë e Arbër Abilaliaj do të tentojnë një tjetër 3 pikësh për të qenë liderit e vetëm neë klasifikim, ndërsa kërkojnë “kokën” e Egnatias. Për kryeqytetasit nuk do të jetë e lehtë, pasi në këtë sfidë do të kenë edhe mungesa të rëndësishme.
Andri Hadroj, Eljon Sota, Mateo Kocijan, Victor Da Silva dhe Cristian Mba nuk ia kanë dalë dot të rikuperohen në kohë dhe në këtë mënyrë do të mungojnë edhe ndaj rrogozhinasve. I vetmi që rikthehet dhe është gati për duelin e të shtunës është ‘veterani” Alban Hoxha.