Emri i Arbnor Fejzullahit është lakuar shumë gjatë këtyre ditëve të merkatos së verës. Flitet që lojtari nuk është më pjesë e të kuqve pasi i ka mbaruar kontrata, por drejtues të Partizanit e kanë mohuar këtë fakt me anë të zëdhënësit për shtyp Olsi Ranxhi.
“Fejzullahi është lojtari ynë. Kemi dorëzuar dokumentacionin brenda rregullave që parashtroheshin në kontratë dhe gjithçka është në rregull. Mbetet lojtar i kuq deri më qershor 2017. Pra edhe sezonin tjetër. Pasi kemi depozituar të gjitha dokumentacionin, kemi verifikuar edhe pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjithçka në sistem dhe lojtari figuron pjesë e jona deri në afatin e lartpërmendur. Në rast se do të kishim ndonjë problem siç është përfolur, ky sistem s’do ta pranonte regjistrimin e tij. Kush ka dyshime mund të shkoj, nëse mundet, ta verifikoj pranë FSHF-së.” – shprehet zyra për shtyp e klubit të kuq për redaksinë e minuta90.com.