Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dueli mes zviceranëve dhe kosovarëve, nga Parisi spostohet në Rio

Shkruar nga NEWSPORT

Pas përplasjes në Eruo 2016 mes Zvicrës dhe Shqipërisë, ku vëllezërit Xhaka luajtën kundër njëri-tjetrit, një tjetër sfidë mes sportistëve kosovarë dhe atyre zviceranë është përpara, por krejt ndryshe. Në Lojërat Olimpike do të ndeshen një zvicerane me një shqiptare nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Kosovë,  siç shkruan albinfo.ch.  Majlinda Kelmendi, sportistja më e mirë kosovare, në Lojërat Olimpike të Rios do të jetë kundër Evelyn Chopp, e cila mban vendin e 17 në botë. Ajo ka fitur 45% të ndeshjeve dhe ka fituar një medalje të artë në “Grand Pix” dhe një në “Grand Slam”. Kurse Majlinda  Kelmendi mban vendin e parë në rang listën botërore dhe është kualifikuar si e dyta në Lojërat Olimpike. Forma e saj është shumë e mirë.

majlinda1

Këto sportiste janë ndeshur dy herë gjatë karrierës së tyre dhe të dyja ndeshjet i ka fituar kosovarja. “Vetë fakti se Evelyn është në Lojëra Olimpike dhe se me të jam takuar edhe në finale më parë, tregon se është një xhudiste e mirë”, - ka thënë Kelmendi. Këto dy sportiste mund të ndeshen mes tyre në finale të Lojërave Olimpike. Xhudo në Kosovë është sporti me nivelin më të lartë në skenën ndërkombëtar.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga